Fadil Kajtazi: Sa i hollë është peri në mes të keqës dhe të mirës!

25.12.2017 00:22:24

Më së paku është dashur të kalojnë 50 vite mundë që të arrihet miqësia me SHBA. Janë dashur miliona orë pune, miliona dollarë për të arritur miqësia me SHBA

Dhe kjo miqësi rezultojë në ndihmën e pa kompromis të SHBA për shqiptarët duke filluar:
1. Që me presidentin Wilson i cili me 1918 në Paris kishte këmbëngulur që Shqipëria të mos prekej.
2. Pastaj, ndihma ekonomike për Shqipërinë që nga viti 1991:
3. Intervenimi kundër Jugosllavisë për çështjen e Kosovës me 1999;
4. Ndihmat ekonomike për rimëkëmbjen e Kosovës;
5. Futja e Shqipërisë në NATO;
6. Kontributi për njohjen e Kosovës shtet;
Dhe të gjitha këto për një moment harrohen: vjen momenti që miku i ynë, që na hoqi shpatën e xhelatit nga qafa, ka nevojë për një ngritje dore nga ana e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk e bëjnë.
Këtë nuk e bëjnë nga se shqiptarët në të dyja shtetet e tyre, me votën e tyre, zgjedhin deputet, kryeministra, ministra e zëvendës ministra që nuk dinë se kush është mik e kush armik; Shqiptarët zgjedhin me votën e tyre deputet, kryeministra, e ministra të pa besë.
Përfundimisht po del se shqiptarët më së shumti në gojë e zënë fjalën besë, por janë populli më i pa besë.