Fadil Kajtazi: Të miratohet një ligj për themelimin e gjykatës ushtarake për gjykimin e “tërheqjeve taktike”

07.10.2016 10:30:34

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi nëpërmjet një postimi në facebook, ka trajtuar çështjen e listës së fryrë të veteranëve, me ç’rast ka dhënë edhe prozimet e tij për këtë çështje. Ai niset nga përgjegjësia e komandantëve për fryrjen i listës së veteranëve dhe propozon që kryemintri Mustafa tl pastrojë listën së pari kuadrin komandues nga niveli i Shtabit të Përgjithshëm, brigadave dhe batalioneve, kurse Kuvendi i Kosovës të miratojë një ligj për krijimin e gjykatës ushtarake për të gjykuar “tërheqjet taktike”.

Ky është postimi i plotë i z. Kajtazi:

“Kryeministri Mustafa duhet t’i pastrojë listat e Veteranve.
Fajtoret per fryerjen e numrit te veteranve te luftes jane komandantet. Prandaj per te shmangur problemet me veteranet dhe buxhetin, kryeministri me nje vendim duhet t’i largoj nga lista e veteranve kuadrin komandues nga niveli i shtabit te pergjithshem, brigadave dhe batalioneve. Ne fakt per këto nivele komanduese Kuvendi i Kosoves duhet te miratoi nje ligj i cili lejon krijimin e nje gjykate ushtarake e cila do ti gjykonte kushtet dhe rrethanat ne te cilat jane realizuar te ashtuquajturat “terheqjet taktike”.”