Fadil Kajtazi: Veprimet e TIKA-s cenojnë integritetin tonë familjar dhe kombëtar

22.08.2016 09:50:38

Në një postim të tij në faceook, Fadil Kajtazi, autor librash për armët dhe njohës i anagzhimeve agjenturore, ka trajtuar çështjen e veprimeve të shoqatës turke TIKA në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë.

Këtë çështje ai e ka trajtuar në kontekst të karakterit të veprimeve të tilla, dhe pasi i ka ballafaquar me angazhime të shteteve të tjera, i trajtuar këto si veprime armiqësore.

Në vlerësimet e tij, z. Kajtazi ka sjellë në vëmendje edhe publikimet e kabllogrameve të wikileaks-it të shkëmbimit të email-eve ndërmjet VV dhe qeverisë turke, duke i konsideruar këto email-e si veprimtari spiunimi.

Të plotë postimin e z. Kajtazi mund ta lexoni më poshtë:

“Miq dhe armiq?

Pas vitit 1999, pjesa me e madhe e shteteve kane ndihmuar ne rimëkëmbjen e vendit tonë të shkatërruar nga lufta. Kanë ndihmuar miq e armiq. Miqtë me qellime për të na lehtësuar “ringjalljen”, e armiqtë për të na mjegulluar rrugën e ringjalljes. Statistikat tregojnë se investimet më të mëdha i kanë bërë shtetet evropiane dhe ShBA. Investimet e bëra nga këto shtete janë orientuar në investime që vendosin dhe forcojnë themelet tona si familje, shoqëri dhe shtet. Dhe në të gjitha projektet e kryera nga këto investime, në asnjë rast nuk është kërkuar që me çfarëdo veprimi të cenohet identiteti ynë kombëtar, apo ndonjë traditë. Janë vendosur pllaka që komuniteti të njoftohet për projektin dhe për investitorin dhe në asnjë rast nuk është kërkuar që të hiqet ndonjë simbol i yni, apo diçka që cenon integritetin tonë familjar, kombëtar, apo fetar. Rasti i përdhosjes së simboleve kombetare nga investitori turk TIKA në shkollën “Elena Gjika” flet per qëllime armiqësore të kësaj organizate. Aq më tepër, publikimi nga Vikiliks i kabllogrameve te zyrtarëve të VV me qeverinë turke, për një vend normal është akt i pastër spiunazhi, të cilën kjo parti po e kamuflon në emër të kauzave të bashkimit kombëtar, kurse nga brenda lejon përdhosjen e simboleve kombëtare. Gjejeni praktikisht, kush janë armiqtë e kush janë miqtë?”