Fadil Kajtazi:Ja pse sot është sot ditë zie në Kosovë

10.05.2017 22:45:06

Për të gjithë ata që vetit i thonë shqipëtar, për të gjithë ata që e duan Kosovën e zhvilluar, demokratike, të inegruar në BE dhe NATO, në miqësi të përhershme me SHBA, sotë është ditë zie.

Sot është dita kur ne si shqiptar, për hatër të matrapazve, me dorën tonë, i qelëm një kapitull të ri Kosovës. Këtë kapitull, me 3 maj, e paralajmëroi ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov. Ai deklaroj se Rusia ofron alternativën ruse në vend të integrimit euroatlantik për Maqedoninë dhe shtetet e tjera të Ballkanit. “Natyrisht, ka gjithmonë një alternativë përballë integrimit euroatlantik dhe unë nuk do të thosha se rruga euroatlantike nuk është e vetmja rrugë ekzistuese për çdo vend në Ballkan”  theksoj Chizhov.

Se çka i sjellë alternativa ruse Kosovës, këtë besoj se nuk kemi nevoj ta shtjellojm shumë; me pak fjalë i bije “integrim” të serishëm në Serbi, e cila është në pritje të katrahurave të nivelit global për të na “integruar” sërish në gjirin e vet.

Pyetja shtrohet se si erdhem ne deri në këtë pikë që me dorën tonë të rrshqasim në alternativën ruse për Ballkanin? Fare thjeshtë: duke mos përfillur sygjerimet e atyre që na çliruan, na kthyen në Kosovën e djegur, na ndihmun ta rindërtojmë, na e bën shtetin, na ndihmuan ta bëjmë subjekt ndërkombëtarë dhe ne në fund nuk i dëgjuam. (kërceva lumin të dh… kalin). Eshtë e kobshme deklarata e ambasadorit amerikan në Tiran Donald Lu se “kam dëgjuar që shqiptarët janë popull i besës, por më të pa besë së politikanët shqiptarë nuk paska” Dhe nëse vetëm pak logjikojmë me logjikën e shëndosh, vim në përfundim së ambasadori Lu pabesinë ja atribon shqipëtarëve, sepse politikanët nuk kanë zbrit nga Marsi, por janë pjellë e këti populli. Dhe sot, në Kosovën tonë të shumë vuajtur, e cila pas 2000 viteve jeton e lirë, kjo pabesi mori edhe nje vulë, e cila do të le gjurmë të thella të pabesisë shqiptare karshi atyre që na krijuan mundësinë që edhe një herë të jetojmë në këto hapësira.

Pyetja tjetër e cila shtrohet gjithashtu është se: kushë na shtyu në “alternativën ruse për Ballkanin” dhe gjithashu edhe kjo pyetje është e thjeshtë të spjegohet. Ata janë të gjithë që në emër të “mbrojtjes së republikës” krijuan kauza anti evropiane dhe anti amerikane për t’i bër vendin “alternativën ruse për Ballkanin”  Dhe se pse e kanë bërë këtë, mbetet për t’u parë pasi të kalojnë vitet, por nuk ka shumë nevojë të vritet shumë mendja pse shqiptarët i krijojnë hapësirë “alternativën ruse për Ballkanin” përpos se lëpinë një kockë të brinjëve të derri të cilën ju ka hedhë padroni nga Sibiri.

Mirëpo do të ishte e pa ndershme që të flitet hipotetikisht për eshallonet shqiptare në mbrojtje të kauzës ruse në Ballkan pa bërë një fokusim, ku prizma e këtij fokusimi hapë një gamë shqetësuese të përhapjes së virusit rus ndër kosvar. Dhe kjo së pari, lehëtsisht na kristalizon Lëvizjen Vetëvendosje, e cila haptazi përhapte anti amerikanizëm dhe shpesh herë zyrtarët e tyre i kami dëgjuar të deklarohen se “amerika e ka çliruar Kosovën për çështje hegjemonie”. Pastaj, vinë AAK, dhe NISMA, kurse për PDK nuk kemi se çfarë të flasim, pasi deputetët e tyre, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, haptazi votuan deklarimin e Glauk Konjufcës se “ekziston nje bande kriminale që i ka shefa Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin”. Dhe nga kjo nuk kemi se çka të konstatojmë përpos se kemi të bëjmë me një tufë injorantësh dhe të manipuluarish nga seimenët e kauzës ruse në Ballkan. Kot mundohet deputetja Ganimete Musliu të gjej dëshmitarë për gjykatën speciale nga radhët e LDK. Ajo sot me dorën e vet, në mënyr solemne, para mediave botrore, votoj se kush jane kriminelet. Këtë nuk e bën deputetët e LDK. Për tu bindur se kush kë e ka spiunuar te ndërkombëtarët, le ta shikojnë dëshminë e deputetit Shikri Buja në gjykimin kundër Fatmitr Limajt në Hagë.

Dhe eshalloni tjetër, për të cili krijon hapësira të kauzave ruse në ballkanë është brenda LDK-së. Për veprimin e këij eshalloni unë në vazhdimësi kamë tërhequr vërejtje. Kjo pjesë brenda LDK ka vepruar që nga themelimi i saj. Kjo pjesë në emër të mbrojtjes së LDK, vazhdimisht ka krijuar kriza brenda LDK-së, dhe kjo struktur tani doli haptazi. Ajo refuzoj të dëgjoj këshillën e mirë të presidentit amerikan Barak Obama, të zavendës presidentit amerikan Joe Biden, të sekretarit të shtetit John Kerry. Pjesë të këtij eshalloni sot këndonin si bilbil në kuvend në emër të mbrojes të kauzavve të LDK, duke u munduar që antarësisë së LDK-së t’i qesin hi syve. Orjentimi programor i LDK dhe i presidentit Rugova ka qenë “Inegrimi i Kosovës në BE dhe NATO, dhe në miqësi speciale me SHBA”. Këtë orjentim e prishën deputetët matrapaz të LDK të cilët nuk dëgjuan sygjerimet e miqve tanë, e atyre që e çliruan Kosovën dhe i mundësuan atyre të bëhen deputet. Nëse prej kohësh kemi bërtitur po vinë rusët, ku janë rusët, ja ku janë. Në LDK janë identifikuar më së miri.

Kryetari i LDK Isa Mstafa duhet që sa më parë ftoj Këshillin e Përgjithshëm që ta çliroj LDK nga kjo strukture pro ruse në mënyrë që të sigurohet e ardhmja e Kosovës.