Fadil Maloku: Ky është shekull shqiptarie!

31.12.2017 13:10:36
 1. Në trojet shqiptare, askush nuk gëzon më shumë admirim e respekt social, se sa i burgosuri i ndërgjegjes! Shkakun, mendoj se duhet kërkuar midis tjerash, edhe atje diku në thellësitē e prirjes sonë për t’u përshtatur me “natyrën e kalorësve hegjemon”!
2. Këta “kalorës hegjemon”, në agjendat dhe misionet e tyre përherë kishin jo vetëm “oferta” joshëse” e flirtime okulte, por, edhe skema e plane morbide për të na mbajtur peng nëpër errësirat e “burgjeve” historike…
3. Tani ka ardhur koha, që të bëhemi zotshtëpije në trojet tona. Ky shekull nuk na mjafton më, vetëm sa për ta mbijetuar substancën tonë identitare, por, edhe për ta mirëmbajtur atë. Natyrisht, duke punuar për Shqipërinë Etnike. Dashtë Zoti, e ashtu u bëftë!
 Gezuar, miq!
31.12.2017