Fadil Maloku: O President, ecë me kohën!

09.04.2018 16:04:01

Fadil Maloku ka reaguar ndaj fjalës së hashim Thaçit mbajtur sot në Koshare, me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Koshares.

Z. Maloku është shprehur kundër deklaratave folkoristike dheikonografisë deklarative, dhe ka bërë të qartë se shtetësia, sovraniteti e demokracia ndërtohen ,e konsolidim të institucioneve, transparencë dhe llogaridhënie.

“Shtetësia, sovraniteti dhe demokracia nuk ndërtohen me folklorizëm dhe ikonografi deklarative, si sot që bëre në Koshare…, por, me konsolidimin e institucioneve, transparencën dhe llogaridhënien e asaj çka punoni, dhe si punoni. Ndryshe, prononcimi i Juaj me këto terma arkaike, mundet shlirë nga oponenca publike, të shquhet edhe si abuzim publik!?” – thotë z. Maloku.