Fadil Maloku, Thaqit: Shtyj zgjedhjet e parakohshme! Le të krijohet një qeveri teknike!

12.05.2017 09:49:54
  1. Për të qenë zgjedhjet fer dhe demokratike, për t’u reformuar Ligji Zgjedhor (si një garant Kushtetues), për t’u këndellë gjitha partitë politike (për rolin dhe peshën e tyre”specifike” gjate gjithë periudhës se pasluftës!), për të ndodhë një rirreshtim i ri ideologjik dhe qytetar…,NDOSHTA, varianti më i mirë do ishte të shtyhen zgjedhjet e parakohshme (edhe për shkak: kohës se shkurtër dhe garancioneve për tejet pak hapësirë promovuese demokratike!) për një afat të caktuar…, psh. deri në vit!
  2. Në ndërkohë, një “Qeveri teknike” (e tipit te “qeverive të Unitetit”, deri në krijimin e kushteve adekuate për zgjedhje fer dhe demokratike), do ishte një “armëpushim” i mençur dhe kujtoj i duhur për vendin! Do ishte e dhimbshme, por racionale ideja e shtyrjes se zgjedhjeve te reja ne Kosove.

Pse e themi këtë? Dhe cilat do ishin benefitet e këtij prolongimi?!

  1. Zgjedhjet e reja të parakohshme, pa ndonjë reformë të re zgjedhore nuk janë zgjidhje! Ekuacionet politike të partive politike, nuk po lënë fortë përshtypje se mbi supet e tyre po rëndon misioni patriotik i shtetndërtimit! S’ këndejmi, të ndryshosh këtë strukturë, mediokre, e deri diku edhe kriminale të politikës kosovare pa një intervenim thelbësor në Ligjin aktual Zgjedhor; pa ligjin mbi financimin e partive politike; pa një refresh në kodin zgjedhor; pa një profilizim ideologjik; pa instalimin e një përgjegjësie decidive institucionale; pa ndryshimin qasjes ndaj BE dhe miqve tanë të përkohshëm; pa ristrukturimin e raportit me miqtë dhe aleatët tanë strategjik, do ishte punë “Sizifi”, dhe një mashtrim i radhës për t’i riinstaluar dhe rikonfirmuar, sërish figurat e njëjta “dyfytyrëshe”, që de facto dhe de jure mashtruan, korruptuan dhe kriminalizuan jo vetëm vetën e tyre, por, edhe grupet,klanet, e besa edhe institucionet shtetërore të Kosovës!
  2. Zgjedhjet (si zgjidhje për krizën evidente!) eventuale, çfarëdo qofshin ato, pa një Reformë të thellë të Ligjit Zgjedhor, do “prodhojnë” thjesht, vetëm ripërsëritjen e grupimeve aktuale; injorante e mediokre politike! Pra. Nje “gjeografi” identike politike, asgje me shume!
  3. Zgjedhjet e parakohshme, duhet kuptuar janë kredi substanciale vetëm për PDK-n! Dhe si te tilla ato njëherë për njëherë, NUK JANË ZGJIDHJA!
  4. Nëse, zgjedhjet nacionale do mbaheshin në këtë qershor…, gjasat për ndryshime substanciale në katër vitet e ardhshme, në Kosovë, do ishin shumë të vogla dhe tejet minore! Ekziston rreziku shume real qe “matematika parlamentare” te ripërsëritet! Dhe gjithë kjo natyrisht, edhe një here PDK-n e favorizon si subjekt dhe si “oferte” publike politike ne Kosove. 7. Këtë e “mbulon” edhe një studim i yni empirik, i cili dëshmojë: nevojën urgjente të një kontrolli kredibil, për “origjinën e shpenzimeve financiare”, në fushatat elektorale…të partive politike: pastaj, rishqyrtimin e “ofertave” sociale dhe ekonomike: ristrukturimin ideologjik: vendimmarrjen rreth top temave siç janë demarkacioni dhe asociacioni:, etj. Ndryshe, ka shume pak gjasa, të ndryshoj dukshëm skena politike kosovare, edhe për shkak,se:
  5. në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare, për të ardhur apo qëndruar në pushtet, akoma nuk ka nevojë për oferta aq finoke, vizione, apo platforma decidive politike! b.mjafton të kultivosh raporte korruptive klienteliste dhe do jesh “online” i pranueshëm, për publikun akoma të pa vetëdijesuar sa duhet për peshën e votës se tij, ne procesin zgjedhor! c. duket që është (ri)ndërtuar një lidhje e çuditshme simbiotike mes politikanëve dhe kriminelëve, ku të dyja palët kanë hyrë në aranzhime e amalgama, sa “të mos e lëshojnë” njëri-tjetrin, për aq kohë sa do rri “fjetur” qytetaria! d. të parët kanë nevojë për të dytët që të vijnë në pushtet, të dytët kanë nevojë për të parët që të “mbijetojnë” (dhe sigurisht të bëjnë lekë!) pa u trazuar nga shteti…! e. qytetaria kosovare, edhe më tej e ka më lehtë të bëhet një “kurban klientelist” , se sa një qytetari aktive dhe e zgjuar demokratike:

P.S. Zgjedhjet, i fiton ajo parti që ka më shumë “përvojë” në vjedhje industriale të votave…! OSBE-ja dhe “dragodani”, nuk do duhej assesi te lejojnë me këso skandalesh dhe situata komprometuese për Kosovën

LDK-ja dhe PDK-ja, kanë një elektorat kryesisht klientelist, që e “prodhoi” të qenunit në pushtet në gjitha këto vite të pasluftës!