Fahredin Spahija ka një pyetje për pronarin e “Botës sot”, Xhevdet Mazrekajn

15.04.2019 12:29:24

Profesori i Fotografisë, dhe ish redaktori teknik në “Bota sot”, Fahredin Spahija, ka reaguar ndaj një shkrimi të pronarit të “Botës sot”, Xhevdet Mazrekaj, në të cilin thotë se për tre gishta të Baton Haxhiut ka paguar 10 mijë euro.

Në reagimin e tij të shkurtër, z. Spahija, pyet se kur do me tregu sa euro ua ka mbet borxh punëtorëve që ia kanë mbajtë gjallë gazetën “Bota sot?”

Z. Spahija pasi kujton se është me dhjetra numri i ish-gazetarëve të “Botës sot” të cilëve kjo gazetë u ka mbetur borxh, thekson se atij personalisht i ka mbetur borxh 2700 euro.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të z. Spahija: 

“Fort mirë që po tregon sa euro është gjobitë për tre gishtat e Baton Haxhiut por, kur don me tregu sa euro u ka mbetë borxh punëtorëve të tij që ja kanë mbajtë gjallë gazetën Bota Sot? Janë me dhjetra të tillë! P.sh. mua më ka mbetur borxh 2700 euro (rrogën e qershorit, korrikut, gushtit, shtatorit dhe gjysmën e tetorit të vitit 2007 – 4×600 dhe 1×300=2700).