Fakte dhe argumente për Gjykatën Speciale

04.01.2019 11:49:37
Shefqet Jashari Strofci

Gazetari i ,,Bota sot’’ Bardhyl Ajeti, jep të dhëna të sakta për SHIK-un. Ai në shkrimin e tij të 1 prillit 2005, dëshmon:’’…SHIK-u është shërbim informativ i PDK-së i cili udhëhiqet nga këta tre persona me nofkat:’’Luli’’dhe ‘’Petriti’’, ndërsa ‘’Zeka’’është lider shpirtëror i saj. Ky shërbim informativ i cili ka lidhje të forta dhe mbështetje me disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së, ka punuar pa ndërprerë për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe likuidimin dhe kërrcnimine njerëzve më të devotshëm të çështjes sonë kombtare…’’(…)’’Sot SHIK-u duhet ta thotë të vërteten sepse ata kanë thirrur në biseda’’informative’’shumë aktivistë të LDK-së, shumicën e të cilve i kanë dërrmuar së rrahuri, kanë thirrur shumë vajza të bukura dhe të reja po ashtu në’’ biseda informative’’…’’
Siç dihet një muaj pas publikimit të këtij shkrimi më 3 qershor 2005 Bardhyl Ajeti goditet me plumba për vdekje ‘’nga persona të panjohur’’ në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Atentatin e patë dënuar përpos Bota sot edhe ’’Federata Ndërkombtare e Gazetarvenë’’ në Bruksel ’’duke zbuluar faktin se edhe pse Bardhyl Ajeti kishte apeluar administraten e OKB-së-UNMIK-un për ‘’rreziqe ndaj tij dhe kërrcnime pas një shkrimi të botuar në një gazet, por këto apele ishin të kota dhe të neglizhura’’ Kjo tregon se SHIK-u ka përkrahjen edhe të çrqeve të caktuara ndërkombtare që sot janë të instaluara në Kosovë.