Fakulteti Juridik më i kërkuari në Gjilan

14.07.2017 14:04:19

Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” vetëm brenda tri ditëve kanë aplikuar rreth 500 maturantë. Minire Rexhepi zëdhënëse në këtë universitet ka thënë për gazetën se në Universitetin “Kadri Zeka” që nga hapja e konkursit ditën e martë kanë aplikuar rreth 500 maturant.

Ajo ka bërë të ditur se interesimi më i madh i aplikantëve për të studiuar në këtë fakultet është për Fakultetin Juridik.

Ndërkaq, Universiteti “Kadri Zeka” në afatin e parë, Rexhepi ka thënë se ka hapur konkurs për Fakultetin Juridik niveli bachelor programi i përgjithshëm dhe për Fakultetin Ekonomik niveli Bachelor, programi Banka Financa Kontabilitet, Menaxhment dhe Marketing, kurse për nivelin Master programi E-qeverisja, program ky i përbashkët mes tre fakulteteve atij të Shkencave Kompjuterike, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik. Për të lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” ka vendosur të punojë edhe ditën e shtunë.

 

Ndërkaq,Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” nuk ka shpallur ende konkursin për pranimin e studentëve të rinj.