Falë Zotit ka një djall!

27.09.2018 11:42:27

 

Nga Aurel Dasareti

Shkatërrimtari kryesor i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbetet përgjithmonë i lig, por edhe jashtëzakonisht tepër i çmendur sepse e dashuron çmendurisht çmendurinë e vet, dhe ata që mendojnë se mund ta shërojnë, janë më të çmendur.

***

Duke hulumtuar pas diturive, nga disa portale, mësova se emri i luftës i Hashimit ishte “Gjarpri”, ndërsa ky i pasluftës është Kondom (mashalla). Kondom i Vuçiqit.

{Mashalla: përdoret kur shprehim admirim për dikë a për diçka të mirë e të bukur, që të mos merret mësysh}.

Këtë kokëkrisur, që kohët e fundit është tërbuar tërësisht sepse nuk i ecin mirë pisllëqet për likuidimin e Kosovës, nuk duhet ta mbani ende si “president” edhe pse analfabet pa licencë. Kësaj krijese jashtëzakonisht të ligtë, manipuluese, gënjeshtare, vrastare e tradhtare, i mungon plotësisht arsyeja e shëndoshë në idetë, fjalët dhe në veprimet kriminele tinëzare.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

***

“Presidenti” i pa-mandat, me vetëdije, që t`i shpëtoje Gjykatës Speciale për krimet e tmerrshme, ka përgatit një komplot, marrëveshje të fshehtë dhe shumë të rrezikshme kundër shtetit të Kosovës, një tradhti marramendëse që sjell vuajtje masive dhe fatkeqësi vdekjeprurëse për Kombin dhe Vendin, nëse nuk kundërveprojmë menjëherë. Këtë mikrob jashtëzakonisht të dëmshëm, të çmendur nga hajnia, që synon me çdo kusht të prish e dëmton rëndë jo vetëm Kosovën por të gjithë shqiptarinë, duhet ndaluar me çdo kusht.

Dhe, kryekrimineli i Kosovës është i rrethuar nga bashkëveprimtarët e tij të shumtë me të cilët kryejnë urdhrat e armiqve të huaj për shpërbërjen e vendit tonë. Duhet të mos manipuloheni nga aktrimet e këtyre banditëve, sepse pas mirësjelljeve dhe buzëqeshjeve të tyre fshihet diçka djallëzore.

***

Mos të mbeteni naiv. Veproni vetë. Bashkësia ndërkombëtare nuk e pengon copëtimin e Kosovës. Po pse ta pengoje kur vet gjyshërit e mallkuar nazistë të këtyre të sotshmëve, e copëtuan Shqipërinë në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve.

{Fuqitë e Mëdha të Evropës që copëtuan Shqipërinë më 1878 dhe 1913: Gjermania, Anglia (Britania e Madhe), Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia}.

***

Shqiptarët e trojeve etnike, janë viktimat e psikopatëve dhe narcisëve shqipfolës të cilët më tepër se dy decenie janë duke i manipuluar, gënjyer, shfrytëzuar, mashtruar ata. Rinia iku, vendi boshatiset. Më brengosën fakti se kombi të cilit i takoj është veçanërisht i prekshëm ose ka prirje për t`u bërë viktimë e kodoshëve të pistë, flijohen për interesat e tyre. Mafiozët, për të mbajtur me çdo kusht postet e tyre të pamerituara, e bëjnë pastrimin e trurit të viktimave. Si rrjedhojë, trutë e viktimave që jetojnë në halucinacione janë të mbushur me shpresa të rrejshme.

***

Vetëm në gjenocidin e fundit (1998-99) serbo-çetnikët, përveç shkatërrimeve masive të vendit etj, kanë vrarë e masakruar mbi 20 mijë civilë (gra, pleq e fëmijë) dhe kanë përdhunuar po aq femra shqiptare. E tani, dalin do kopilë shqipfolës që kanë kapur shtetin dhe shkelin mbi gjakun dhe nderin e viktimave.

Kur të vdekurit bëhen simbol i krimit më të madh, të gjallët janë dënuar t`i përkujtojnë ata. Përgjithmonë.

O shqiptar, kushdo që të jesh! Edhe ti ke një obligim personal, familjar, moral, kombëtar e burrëror të dalësh në protestën/demonstratën e 29 që e kanë organizuar atdhetarët e mirëfilltë të cilët Vendin dhe Kombin e vendojnë para Partisë që i takojnë. Edhe ti duhet të dalësh nëpër rrugë e sheshe për të shprehur kërkesën politike/shoqërore, për të kundërshtuar planin e copëtimit (shpërbërjes) të Kosovës dhe faljen e saj Serbisë. Të një Serbie edhe më fashiste dhe terroriste (vetëm se kësaj i mungon forca) se ajo që para disa vitesh zhvilloi gjakderdhjen masive (gjenocidin e radhës) të vëllezërve dhe motrave tua të gjakut dhe gjuhës.

Kundërshto me vendosmëri për veprimin e paligjshëm kriminal, aktin penal më të rëndë “Tradhti ndaj Vendit” që kryhet nga “presidenti” dhe banditët tjerë të Kuvendit, dhe jashtë tij.

Bëhu shëmbëlltyrë për familjen, rrethin, atdheun, bën diçka më konkrete për Tokën ku u linde, ku u rrite dhe ku prindërit e tu u kujdesën për ty me shumë mundime. Bëni diçka për Tokën ku pushojnë eshtrat e atyre që ju i keni pasur më të afërt.

Bëhu pak i “çmendur”

ndërsa ti përpiqesh,

se të gjithë vdesin,

por jo të gjithë jetojnë!

***

Protesta është një ide demokratike e mrekullueshme, gjithëpërfshirëse, gjithëkombëtare. Nuk është me rëndësi kush e organizon, por agjenda, kryesorja t`i shërbejë Kombit dhe Vendit. Operacioni duhet të koordinohet me lëvizjet e tjera dhe forcat politike, si dhe me të gjithë ata që duan të shohin ndryshime pozitive në Kosovë. Nëse ne e ndihmojmë veten do të kemi edhe ndihmën e Perëndisë, dhe njerëzit duhet të zgjohen.

Njerëzit e manipuluar dhe indiferentë gjenden kudo, por mjerët ata fukarenj të mendjes. Kur ne do ta mbizotërojmë errësirën, ata do të turpërohen nga vetvetja. Me ndihmën e Perëndisë, ne do të kërkojmë të drejtat tona dhe ne do të qëndrojmë së bashku.

Shpresa e ndryshimeve të vërteta politike në Kosovë është shumë më e madhe tani. Dhe, e gjithë ajo që kemi nevojë është që sa më shumë njerëz të jenë të gatshëm të luftojnë për të.

Dhe të gjithë duhet të betohen për të marrë pjesë dhe të mendojnë: “Unë jam gati edhe të vdes për ta çliruar Kosovën time nga tirania”!

Zërat tanë gjatë protestës jo vetëm që duhet të tingëllojnë lartë deri në qiell, por të jenë shurdhuese.

Pse të protestojmë të gjithë më 29 shtator? Që të pengojmë kuislingët në copëtimin e mëtejmë të Kosovës dhe shpërbërjen definitive të saj.

Zgjohu Shqiptar, çohu nga divani, dil nga çajtorja, bashkoju rreshtave të vëllezërve dhe motrave-bashkëkombësve tu, Atdheu Thërret, protesto me dinjitet!

E ardhmja e fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona – në duart tona!

Poshtë tradhtarët, kriminelët dhe tiranët!

 Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)