Familja kërkon burg të përjetshëm për vrasësin e Almirit

20.07.2016 17:08:04

Asmir Alispahiqi, avokati mbrojtës i familjes Aliu nga Kumanova, e cila humbi fëmijën e tyre katër vjeçar Almirin, në një deklarim për mediat ka thënë se do të kërkojnë dënimin maksimal për kryerësin e veprës.

“Ne si familje, dhe unë si avokat i familjes Aliu, do të kërkojmë dhe do të insistojmë që të jepet dënimi më i ashpër, respektivisht burgu i përjetshëm.

Në këtë rast ku ka edhe prova materiale – video xhirim, ka fakte se ai vërtetë me paramendim, dhe pa frikë, pa mos iu trembur syri e ka kryer vrasjen, insistojmë për një dënim maksimal”, ka deklaruar avokati, Asmir Alispahiq.

Sipas avokatit bëhet fjalë për një rast shumë të ndërlikuar, dhe kërkon që për vrasësin e Almirit të jepet dënimi më i rëndë, respektivisht burg i përjetshëm.

Alispahiq po ashtu ka theksuar se po punohet në mënyrë intensive që procedura hetimore të fillojë sa më shpejtë dhe e njëjta të përfundojë si e parashikon ligji