Familja Mustafa humbi më të vjetrin dhe më të riun nga vërshimet

14.08.2016 15:50:07

Përmbytjet kanë goditur rëndë familjën Mustafa në Hasanbeg. Ata humbën më të moshuarin dhe më të riun e familjes. Feret Mustafës uji i mori babain dhe djalin dy vjeç, të cilin e kishte pas dy vajzave.

Në fillim ështe mbushur dhoma ku kanë qëndruar fëmijet, por haxhia me ndihmat e veta, me mundesitë e veta,;sepse edhe ai ka qenë i sëmurë nga diabeti; i ka marë fëmijët dy me njërin krevat dhe dy tjerët në krevatin tjeter, uji ka ngrit krevatet lartë. Djalin tim e ka mbajtur ne krah, sepse ai ka qenë më i vogël ka qenë 2 vjeç dhe ka mundur t’a mbuloj uji nëse do të kishte qenë në krevat, e ka marr në krahë, pastaj siç më kanë treguar këta, nga uji i madh e ka marr haxhinë uji! Me tentimin e tij të ngritet në këmbë, ia ka marë edhe djalin uji! Nuk di, mendimi i haxhisë ka qenë që t’a mbaje ma lartë djalin, sepse atë djalë e kisha krejt unë. Nuk kam tjetër djalë.

Kur i pashë fëmijët tjerë pak u lirova! Por, momentin që ma tregun lajmin që të ka vdekë baba edhe djali, duhet me qenë poet me shpjegu se si e kam përjetu atë ditë, tha Feret Mustafa. Familja Mustafa për kryeshnosh pret tek familjarët e tij në Hasanbeg, të cilët fatmirësisht nuk janë goditur nga vala e ujit që solli vërshime të papara në Hasanbeg e rrethinë. Ndihma në konakun e mbetur të kësaj familjeje, nuk ka arritur thonë ata.

Një javë pasi e gjithë zona u godit nga moti i lig, shtëpia e tyre vazhdon të mbetet e paprekur nga dora e njeriut. (djepin e përmbytur). Gjithçka që kishin brenda u shkoj dëm. Vëllai i Feretit, Xhemaili që kishte ardhur në pushime nga zvicra thotë se fëmijët e tij kishin përjetuar tmerr gjatë asaj nate.

Kanë trauma fëmijët. Vërtetë kanë trauma. Ne asnjë ditë nuk mundemi t’i vëmë në gjumë para orës 2 pas mesnate. Sepse kanë frikë. Thonë po vjen uji, po vjen ajo, po vjen kjo. Vetëm në mëshirën e zotit jena. Ai nëse na mbron, sepse prej ndokujt tjetë,r deri tash nuk kemi send” tha Xhemail Mustafa.

Familja Mustafa thotë të ketë investuar 40 vjet, në pronën që ua shkatërruan vërshimet të shtunën e kaluar. Ata shfaqen skeptik se do të marrin ndihmat e premtuara nga qeveria, në formë avansi. Sipas tyre, askush nuk u ka trokitur në derë për t’iu dhënë ndihma, qoftë në ushqim, apo edhe në para, siç e reklamoi qeveria.

Të pamet për kryeshëndosh do t’i mbyllin të dielën, dhe prej asaj dite duan të shpërngulen gjetiu, meqë prona si e pabanueshme, po paraqet rrezik për shëndetin e tyre.