Familja nga Skenderaj humb dy anëtarë, 15 të tjerë në ankth nga COVID-19

21.08.2020 20:52:53

Dy familjarë u vdiqën dhe 15 të tjerë janë në ankth.

Anëtarët e familjes Ferizi nga Ludoveci i Skenderajt thonë se pavarësisht insistimit askush nuk po i teston për të parë nëse janë pozitiv me COVID-19, virusi nga i cili humbën jetën familjarët e tyre.

15 anëtarëve nuk u mundësua testimi, e nuk u ndihmuan as me ushqim.

Ata po detyrohen që të dalin vet për furnizime, teksa thonë se kanë drojë se po i rrezikojnë edhe të tjerët.