Familja Syla fal gjakun e vajzës 15-vjeçare familjës së nënkryetarit Nuredin Lushtaku

16.12.2017 17:22:36

Nxënësja 15-vjeçare Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj – Drenas, e që ishte duke vozitur Faton Lushtaku, vëllai i Nuredin Lushtakut.

E mes shiut dhe lotëve, e ndjera është varrosur sot në fshatin e saj Terrnafc të Skenderajit, ndërsa familja Syla i ka fal gjakun familjës Lushtaku.

Akti i shtrirjes së dorës, ka ndodhur sot gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhën lamtumirën e fundit 15-vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.