Familjarët e Admir Muratajt nuk pranojnë autorsinë: Do ta varrosim në Tropojë, por nuk është ai…

11.04.2019 15:34:46

Mëngjesin e sotëm familjarët morën nga ambientet e Mjekësisë Ligjore trupin e pajetë të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas, të martën e kësaj jave.

Ditën e djeshme, bashkëshortja e Admirit në heshtje e mes lotësh pranoi se trupi i gjetur në Tapizë i përkiste bashkëshortit të saj.

Mësohet se trupi i tij do të varroset në Tropojë, vend i cili është edhe qyteti i tij i lindjes.

Gjatë ditës së djeshme familjarët këmbëngulën se Murataj nuk ishte organizator i grabitjes, pasi nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ai nuk do të mbetej i vrarë në rrugë.