Familjarët e tyre qëndruan tërë natën në aeroport

31.03.2018 11:02:03

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar të enjten natën e kanë kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ata po dyshojnë se të afërmit e tyre gjenden diku në hapësirat e Aeroportit ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk ka gjetur asgjë.

Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në Aeroport.