Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

09.12.2019 11:10:06

Familjarëve të persona e të zhdukur po u mohohen të drejtat e njeriut për 20 vjet, pasi që ende nuk dinë asgjë për familjarët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kështu u tha se tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZh), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Bajram Çerkini tha se familjarëve të të zhdukurve çdo ditë u shkelen të drejtat, pasi ende nuk dinë asgjë për fatin e familjarëve.

“Thuhet se fajtor për mos zbardhjen e fatit të familjarëve tanë të zhdukur i ka Serbia, ndërkombëtarët por për 20 vite pyetjet tona asnjëherë nuk morën përgjigje”, tha ai.

Ai madje kërkoi sqarim se përse u deshën 13 vjet për të nisur gjurmimet në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott  ka ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar të drejtën për të ditur për fatin e personave të zhdukur.

Bartësi i dosjes se personave të zhdukurve në Kosovë, Jahja Lluka tha se nuk do ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur në Kosovë.