Familjet e tre vëllezërve nën rrënojat e vilës, shpëtohet 16-vjeçar

26.11.2019 16:00:53

Është shpëtuar jeta e 16-vjeçarit të mbetur nën rrënojat e vilës katër katëshe në zonën e ish-Kënetës.

Djali është  transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që nga rrënojat janë nxjerrë të vdekur dhe 3 anëtarë të familjes së tij.

Mendohet se të bllokuar janë edhe 5 persona të tjerë. Vila është banesa e 3 vëllezërve Lala.