Familjet rome të Shkupit kërkojnë zgjidhje për strehimin e tyre

04.08.2016 20:03:42

E ardhmja e familjeve rome mbetet e paqartë pas largimit të shtëpive të improvizuara nën kalanë e Shkupit, nga ana e organeve të qytetit, aksion i zbatuar para tre ditësh.

Para ditën e sotme, ata protestuan para depolleve të kryetarit Koce Trajanovski, duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

Megjithëse këto familje kishin vendosur që të qëndrojnë para depolleve, plani i tyre ndryshoi pasi që Latife Shikovska nga OJQ ”Ambrella” arriti që të bisedojë me kryetarin e Shkupit, duke arritur një marrëveshje të përkohshme për qëndrimin e këtyre familjeve në lokacionin e vjetër, por pa ndonjë ndërtim të improvizuar, deri sa të gjendet një zgjidhje për akomodimin e tyre.