Fatin me serbët e kanë lidhur Hashimi, Kadriu e Ramushi, e jo LDK!

06.09.2018 10:49:42

Nga Rexhep Kastrati

Një nga mënyrat e përpjekjeve për të shantazhuar LDK-në, jo vetëm tash, por gjatë viteve, ka qenë akuza se është e afërt me Beogradin dhe me akuza të ngjashme, me çka janë munduar të manipulojnë opinionin dhe ta nxisin kundër saj.

Mbi akuza të tilla, pastaj kanë derviuar akuza të tilla se LDK ka qenë kundër luftës, dhe me kauza të ngjashme.

Mirëpo historia e LDK-së, është histori krejt tjetër, është historia e një lëvizje të organizuar për liri, për pavarësi, për demokraci, dhe ka qenë e hapur për të gjithë ata që kanë vullnet, mundësi, dije dhe përkushtim për të punuar për to.

Pa dashur të përsëris ato që kam thënë gjatë viteve dhe që tahsmë dihen, për çështje të organizimit politiko-institucional, të unitetit demokratik dhe kombëtar, për diplomacinë dhe për vetë organizimin e rezistencës guerrile në Kosovë, megjithatë duhet të ritheksojmë se është hera e parë në historinë e shqiptarëve që një forcë politike, një strukurë politike të arrijë të ngrijë shqiptarët në popull politik, të vëjë në pah aftësitë për bashkim, për unitet, për të ndërtuar struktura shtetërore, për të organizuar diplomacinë, për të organzuar strukutura ushtarake dhe për të mposhtur Serbinë në të gjitha nivelet e organizikmit politiko-institucional dhe diplomatik.

LDK në krye me presidentin Rugova në krye ka arritur të ndërtojë filozofinë politike më të plotën dhe më kombëtaren që ka parashikuar të gjitha fazat dhe të gjitha nivelet e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë deri në bashkimin kombëtar dhe në një pozitë të rëndësishme dhe të fuqishme gjeopolitike e gjeostrategjike.

Për dallim nga LDK, forcat e dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe nga ajo udbasho-jugosllavokomuniste, kanë një histori të trishtë të lidhjes me Serbinë, jo vetëm se kanë qenë produkt i pazareve Nano-Milosheviq në Kretë, më 1997, por edhe për shkak se edhe situatat pararendëse ka qenë histori vëllavrasjesh, eliminimesh dhe sabotimesh me qëllim infiltrimit dhe kontrollit nga UDB-SDB-ja.

Historia e tyre si linja kundërkombëtare, e identifikuar si histori që nga takimi Nano-Milosheviq në Kretë, është histori tmerrësisht e ndërlidhur me Serbinë dhe me angazhimet e saj kundër shqiptarëve në përgjithësi, dhe kundër organizimit politiko-institucional të shqiptarëve në krye me LDK-në dhe me presidentin Rugova.

Dhe kjo ndërlidhje fillon me luftën e tmerrshme dhe totale speciale kundër presidentit Rugova dhe LDK-së, për ta goditur në orientimet dhe përcaktimet kombëtare, me qëllim eliminimin fizik dhe politik të tyre.

Historia e eliminimeve që ndoshta do të fillonte me eliminimin Xhavit Ahmetit në një aksident komunikacioni, gjatë luftës do të vazhdojë me eliminime të bashkërenduara: në njërën anë Serbia vriste Latif Berishën, Agim Hajrizin, Fehmi Aganin, në anën tjetër rekrutët e saj shqiptarë, vetë, e në raste edhe në bashkërendim me agjentura serbe dhe në përgjithësi me agjentura kundërshqiptare, vrisnin Ali Ukajn, kolonel Ahmet Krasniqin, Shefki popovën, Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Shaban Manajn, Ismet Rracin, Ukë Bytyçin, Bekim Kastratin, Besim Dajakun, Smajl Hajdarajn dhe shumë të tjerë.

Edhe historia politike e linjës së Tiranës/Kretës është e lidhur nyje me Serbinë dhe me serbët, dhe përbëjnë një simbiozë të fuqishme dhe të pandashme: më 2001 janë partitë e dala nga linja e Tiranës/Kretës ato që u bënë mish e thua, u lidhën nyje me serbët për të bllokuar mundësinë që presidenti Rugova të zgjedhej president i Kosovës derisa ai dhe LDK nuk ia jepnin kryeministrin.

 

Po ashtu, është rasti i vetëm kur një forcë politike shqiptare qeveriste vendin vetëm me pakica dhe me një satelit të vogël, e që është rasti i qeverisjes së Hashim Thaçit dhe PDK-së, që qeverisi me pakicat dhe me Pacollin. Serbia u kujdes shumë që kjo qeverisje të ishte e qëndrueshme dhe të mos kishte fare problem. Dhe është kjo periudhë kur u bënë marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe kur u vunë themelet e Asociacionit, kur u krijua buxhet i veçantë për veriun, kur u vendos fusnota mbi pavarësinë e Kosovës dhe u vënë themelet diplomatike të pazareve aktuale që po i bën Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin. Është pikërisht periudha kur Hashim Thaçi u kish premtuar serbëve të kenë një strukurë ushtarake brenda ushtrisë së Kosovës, e që do ta paraqiste si gatishmëri të tyre për të dhënë konsesnusin për ndryshime kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në FA. Dhe është kjo periudha kur të gjitha partitë e dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe të asaj udbasho-jugosllavokomuniste ishin jashtëzakonisht unikë për të mos pranuar rolin, kontributin dhe rëndësinë e Ministrisë së Mbrojtes së Republikës së Kosovës dhe të FARK-ut në luftë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, historia e simbiozës së partive të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugoslalvokomuniste me Serbinë dhe me serbët, vazhdoi me përgjërimet Ramush Haradinajt ndaj produktit të Serbisë dhe të Hashimit, Lista “Srpska” për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës në krye me vetë Ramushin. Ishte kohë kur edhe sekta okulte e Albinit – VV, që kish fituar vota falë propagandës së bërë me bashkim kombëtar, do të pranonte listën “Srpska” në koalicion.

Edhe historia e qeverisjes në krye me LDK-në, është histori e simbiozës së partive të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste me Serbinë dhe serbët, sepse gjatë tërë kohës do të jenë në bashkërendim kundër asaj qeverie, deri kur së bashku zbatuan urdhërin e Serbisë për ta rrëzuar atë qeveri, siç ndodhi me unitetin e plotë në mocionin kundër saj.

Tashmë simbioza e lidhjes nyje të partive të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste, është më e fuiqshme se kurrë, sepse shumica aktuale është tërësisht e varur nga Serbia dhe qëndrueshmëria e saj është tërësisht falë vullnetit të Serbisë për të mbajtur më këmbë një qeveri, një strukturë drejtuese në vend që nuk po lë interes të Serbisë pa provuar të realizojë.

Me këtë rast duhet përmendur se në këtë qeveri ka ministra të dyshuar për dhunë ndaj shqiptarëve, kurse kryeministri takohet si pa të keq me një nga bosët e krimit në veri, Radoiqiq.

Fakti se mandatimi i të ashtuquajturit ekip negociator në krye me Fatmir Limajn varet tërësisht nga votat e serbëve, është dëshmia e fundit se simbioza e partive të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste me Serbinë është tepër e fuiqshme dhe pashkëputshme.