Fatkeqësia e SHBA’, njihuni me tradhtarin e FBI që i shiti mijëra dokumente sekrete Rusisë

18.02.2020 10:46:54

Më 18 shkurt 2011 ra në prangat e policisë Robert Hanssen, i ashtuquajturi nga autoritetet amerikane si “fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”.

Hanssen ishte agjent i FBI-së, por u arrestua për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë edhe të Rusisë. Provat kundër tij ishin të pakontestueshme, prandaj ai edhe mori dënim me burgim të përjetshëm.

Hanssen i shiti KGB-së mijëra dokumente sekrete që përshkruanin në detaje planin e SHBA-së në rast të një lufte bërthamore. Po ashtu, ai i dha KGB-së edhe materiale rreth teknologjisë së armëve ushtarake si dhe materiale të tjera në dëm të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi këtë rast si “ndoshta fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”. Hanssen i shërbeu Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë nga viti 1979 e deri në momentin kur është arrestuar, me disa vite pushime ndërmjet në aktivitetin e tij të dyfishtë për shkak të rrezikut nga ekspozimi.

Aktualisht ai vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Firence të Colorados.