Fatmir Sejdiu fajëson Isa Mustafën për humbjen e 14 shkurtit

25.02.2021 00:57:50

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka folur rreth debaklit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat detyruan kreun e kësaj partie Isa Mustafa të jep dorëheqje.

Sejdiu në Pressing në T7 ka akuzuar Isa Mustafën për debaklin e 14 shkurtit duke marrë vetëm 13.08 për qind të votave që është rezultati më i dobët i saj ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare.

“Vetë trendët e stagnimit të LDK-së i kam paralajmëruar në zgjedhjet pas vitit 2010. Ai (Isa Mustafa) kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve kanë lejuar të vijë deri te këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, ka thënë Sejdiu, i cili ka qenë kryetar i LDK-së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë post pasi shkeli Kushtetuesen duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e presidentit.