Fatmir Sejdiu: Rexhepi ishte në shërbim të vendit një jetë të tërë

21.08.2017 14:02:48
sh-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Barjam Rexhepit.

Sejdiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Bajram Rexhepi një jetë të tërë ishte në shërbim të vendit.

“Sot, morëm lajmin e pikëllueshëm për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Bajram Rexhepi, ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Në ditët më të vështira dha kontribut të veçantë për vendin përmes profesionit tij si mjek, ku edhe shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, pas luftës kontributin e tij e dha si njeri me përgjegjësi politike. Bajrami Rexhepi, ndonëse në rrethana të ndryshme, megjithatë, një jetë të tërë ishte në shërbim të vendit. Në këto momente jo të lehta jemi bashkërisht me ju familje Rexhepi. Ngushëllime Juve dhe gjithë qytetarëve të vendit”, ka shkruar Sejdiu.