Fatmire Kollçaku bën thirrje që të mos votohet mocioni

25.03.2020 19:49:15

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku në seancën që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, ka folur për gjendjen me koronavirus në vend.

Ajo ka thënë se sot nuk ka pasur kushte për mbajtën e seancës, pasi rrezikohen nga përhapja e koronavirusit.

“71 raste janë konfirmuar tashmë në Kosovë me koronavirus dhe pikëpyetje ka edhe për raste të tjerë. Sot vdesin dhe varrosen njerëz pa familjarë të vetmuar, kjo nuk ka ndodh kurrë deri me tani. Si politikanë nuk do të bëjë panik, si epidemiologe po, jam në ankth. Sot nuk ka pas kushte për seancë. A po mendoni ju që në çdo epidemi diagnostikohet secili a. Në momentet kur shpallet epidemia, klinicisti vendosë”, ka thënë Kollçaku.

Ajo po ashtu ka thënë se shumë herë ka kërkuar që të investohej me shumë në shëndetësi, pos siç tha ajo, kjo është neglizhuar shumë herë në këtë Kuvend.

“Ju kam thënë investoni në shëndetësi, po këtu në këtë Kuvend temat e shëndetësisë neglizhohen. Po sot urojë ata që kanë thënë se e kanë lënë mirë, e kenë lënë mirë me të vërtetë.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje që të mos votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë