Fatos Klosi: UÇK ka blerë armë nga Serbia!

21.05.2019 15:37:04

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi në driblingjet e tij politike që jemi mësuar tashmë në Kosovë, i është hedhur më qafë Sali Berishës për periudhën e luftës në Kosovë!

Kjo për faktin se ka një debat ndërmjet tyre, që bazohet në ndjenja patriotike, me ç’rast secili akuzon tjetrin për angazhime proserbe: Berisha e akuzon për ndarje të Kosovës, kurse Thaçi e akuzon për furnizim të Serbisë me derivste të naftës dhe më armë!

Duhet theksuar se ky debat bëhet për konsum të brendshëm, sepse Hashim Thaçi është angazhuar për ndarjen e Kosovës edhe kur Berisha kishte vlerësim të lartë për të, por edhe për Berishën thuheshin po ato akuza, edhe kur Thaçi kishte vlerësim pozitiv për të.

Prandaj çështje të rëndësishme si territori i Kosovës po përdoret në kontekst të politikës ditore kur ka një angazhim për rrëzimin e Edi Ramës, dhe kur në Kosovë ka një kryqëzim të Thaçit për këtë çështje.

Nevoja për t’u treguar patriot, duke ua përmendur njëri-tjetrit pikat e dobëta, në fakt është një mënyrë për diskreditim të ndërsjellë.

Është e vërtetë se Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të vështira më presidentin Rugova, kurse për të shmangur destabilitetin e shtetit shqiptar, më 1996 u bë bashkë me Bukoshin dhe Demaçin për të destabilizuar Kosovën në emër të bashkimit më opozitën serbe në Serbi kundër Miloshrviqit, por kjo nuk e shmang absolutisht thelbin e linjës së Tiranës/Kretës si linjë që ka dal në skenë për të realizuar interesa serbe në Kosovë, përkatësisht për ndarjen e brendshme dhe të jashtme të saj.

Nga kjo nuk e mbron Thaçin asnjë akuzë në drejtim të Berishës, pasi që vendim-marrës për Kosovën ishin politikanët e Kosovës.

Kurse mundësia që Berisha të ketë shitur armë Serbisë, e që është e pakonfirmuar deti më tash, humb në peshë nga fakti se vetë Fatos Klosi ka thënë publikisht se UÇK ka blerë armë nga Serbia, e që është një akuzë shumë e rëndë!

Kurrë nuk është marr përgjegjësia për këtë, as nuk është sqaruar konkretisht kjo çështje, përkatësisht kush ka urdhëruar dhe kush ka blerë armë nga Serbia në emër të UÇK-së!