Faza finale e negociatave në Bruksel dhe negociatat sekrete ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleskandër Vuçiqit

09.06.2018 11:22:24

Nga Rexhep Kastrati

Ajo që po quhet pjesa finale e negociatave në Bruksel nëdrmjet Kosovës dhe Serbisë, në fakt është pjesa e vështirë jo thjesht për tekstin e një marrëveshjeje si të tillë, por edhe për faktin se kjo pjesë do të sintetizojë gjithë angazhimet, gjithë lojrat diplomatike, gjithë pazaret dhe do të nxjerrë në pah qëndrimet individuale të shteteve ndaj çështjeve konkrete që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë.

Duhet të ritheksoj se kjo pjesë, apo marrëvbeshja eventuale që po u kërkohet palëve me ngulm, duhet të bëjë bashkë, të sinkretizojë si gjithë procesin negociator në Bruksel, e edhe një proces tjetër negociator, apo të pazareve ilegale ndërmjet hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, e gjatë të cilave janë negociuar çështje që dilnin jashtë formatit dhe legalitetit ndërkombëtar të negocimimit që dalin jashtë parimeve të Badinterit, përkatësisht jashtë parimeve të Grupit Ndrëkombëtar për Kosovën.

Duhet të kujtojmë se kur ishte miratuar Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të OKB-së, më 2010, e që obligonte Kosovën dhe Serbinë të futeshin në një proces negociator për çështje konkrete që kanë të bëjnë me raportet ndërmjet tyre, e të cilin proces do ta lehtësonte BE-ja, ishte thënë se do të kishte bisedime teknike, pra dialog teknik, e jo negociata për çështje të brendshme dhe për çështje të sovranitetit apo të integritettit territorial. Edhe pse rrugës, u bë e qartë se nuk bëhej fjalë për dialog teknik, por për negociata të mirëfillta për çështje edhe të rregullimit të brendshëm të Kosovës, edhe për çështje që prekrin funksionalitetin e shtetit të Kosovës, megjithatë këto negociata nuk mund të pillnin një “Republika Srpska”, pra nuk mund të pillnin një entitet shtetëror brenda Kosovës, përkatësisht një pushtet të tretë, edhe pse ishte provuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013, dhe për pasojë edhe me marrëveshjen e 25 gushtit 2015.

Negocitatat në Bruksel nuk mund të mbështesnin as pretendimet serbe për ndonjë skenarë ukrainas për aneksimit e një pjese të Kosovës, as që të ketë ndarje të Kosovës në emër të gjoja shkëmbimit të territoreve. Dhe nuk mund të mbështetnin këto pretendime, sepse janë në kundërshtim me parimet e Badinterit, përkatësisht parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, mbi të cilën është realizuar procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përkatësisht pavarësimin e ish-njësive të ish-federatës jugosllave, dhe mbi të cilët është ndërtuar edhe baza juridiko-kushtetuese e këtyre shteteve.

Prandaj, u zhvillua gjatë viteve një proces paralel, ilegal negociator ndërmjet Hashim Thaçit dhe Boris Tadiqit, pastaj ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, dhe ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit. Dhe ky proces negociator paralel dhe ilegal që si kohë ka filluar para se të fillonin negociatat në Bruksel, kanë pasur si tema negocimi pikërisht çështjet e tilla si ndarja e Kosovës qoftë si ndarje klaskike, qoftë si shkëmbim territori. Të kujtojmë se më 2011, Boris Tadiq nga selia BE-së në Bruksel, kishte shprehur qëndrimin se ishte për një marrëveshje historike me Tiranën për të zgjidhur çështjet e raporteve shqiptaro-serbe në rajon, kurse në një intervistë ishte shprehur se nuk ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por që edhe Serbia të marrë një pjesë të saj. Shpërfaqja e një qëndrimi nga selia e BE-së dhe pas një takimi me baroneshën Eshton, është e qartë se përkundër qëndrimit zyrtar të BE-së për mosndryshim kufijsh në rajon, nuk është se kishte kundërshtimin edhe jozyrtar.

Në këtë kontekst duhet parë edhe formën tjetër të ndryshimit të kufijve e që paraqitet si  e shkëmbim i territoreve, e që është çështje që po diskutohet hapur dhe nuk është ndonjë sekret, edhe pse negociatat ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit po zhvillohen edhe në mënyrë sekrete, por që vetë Hashim Thaçi e kishte paralajmëruar qysh më 2000.

E çështja e udhëheqjes së negociatave në Bruksel, dhe këmbëngulja që Hashim Thaçi të jetë në krye, duhet të kuptohet pikërisht si përpjekje për të sinkretizuar, për të bërë bashkë dy proceset negociatore dhe të legalizojnë edhe pazaret konkrete që mund të jenë bërë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit. Më konkretisht, e tërë kjo mund të lidhet me angazhimet për të sinkretizuar modelin e një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, me modelin e një entiteti me kompetenca ekzekutive. Pra, që forma, strukura e Asociacionit sipas modelit të marrëveshjes së Brukselit me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të plotësohet me synimet serbe për një “Republika Srpska”, pra për kompetencat e një entiteti më shumë se autonom, pra thuajse të pavarur.

Tashmë Ekipi që është duke hartuar Statutin për Asociacionin ka kërkuar ndryshimet e disa ligjeve të Kosovës për t’iu përshtatur Statutit që po hartojnë, e që do të thotë se po synohet që të preket baza juridiko-kushtetuese të Kosovës, e që do të mund të futej në një pako me ndryshimet kushtetuese për transfomimin e FSK-së në FA, sipas logjikës që shqiptarët të japin konsesnsus për ndryshime kushtetuese për çështjen e Asociacionit, kurse serbët të japin konsensusin për çështjen e transfomimit të FSK-së në FA, dhe që Asociacioni të kishte një strukurë ushtarake në kontroll të tij.