Federata Atletike e Kosovës organizoi gara për grupmoshat 14 dhe 16 vj

19.05.2019 21:38:55
Sot nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës, u mbajtën garat e Kupës së Kosovës për grupmoshat U – 14 dhe U – 16, ku morrën pjesë atletët e Klubit të Atletikës “Prizreni”. Në këtë garë atletët e klubit tonë triumfuan bindshëm duke fituar kupën në konkurencën e përgjithshme mashkuj dhe femra. Në konkurencën e femrave e fituan kupën me një diferencë të madhe të pikve, gjithsej 108 pikë. Në konkurencën individuale u fituan u fituan 8 vende të para, 4 vende të dyta dhe 2 vende të treta, gjithsej 14. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime suksese në garat e rradhës!
Fokusi.org