Federer: Duhen më shumë para për të luftuar dopingun

28.12.2016 21:26:42
Roger Federer of Switzerland returns a ball in the match against Jan-Lennard Struff of Germany during the Gerry Weber Open ATP tennis tournament in Halle, Germany, Wednesday June 15, 2016. (Friso Gentsch/dpa via AP)

Është stërvitur intensivisht në Dubai dhe është gati të rikthehet në Hopman Cup në Perth të Australisë pas gjashtë muajve mungesë. Rogger Federer mbërriti në Australi për Krishtlindje, ku ishte protagonsit në një event në Brisbane, dhe ku tha fjalën e tij, madje shumë të ashpër për luftën kundër dopingut.

“Duhet të investojmë më shumë në luftën kundër dopingut. Me kaq shumë para që xhirojnë në sport, duhet të mendojmë që të shtojmë fondin për të luftuar dopingun. Mua do të më pëlqemte që tenistët t’u nënshtrohen testeve në peridhën mes fundit të sezonit dhe fillimit të sezonit të ri, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe stërvtitja është më intensive. Rruga e duhur do të ishte bërja e testeve në cdo cerekfinale sidmos në ato turne që vlejnë më shumë pikë dhe cmimet për fituesit janë më të larta. Mendoj se lojtarët dhe tifozët do të ishin të kënaqur.”

Pavarërisht mungesës së tij gjatë pjesës së dytë të 2016-ës, zvicërani i ka ndjekur me shumë interes zhvillimet në tenis. Impresionuese sipas tij është mbyllja e vitit nga Andy Murray si numri 1 në botë.

Më surprizoi Marrey, sepse Djokovic ishte favorit absolut. E vlerësoj shumë  Andyn jo pse u bë numri 1 në botë, por për mënyrën sesi e mbylli vitin i pari në klasifikimin e përgjithshëm. Ta marrësh këtë pozicion vetëm një javë para mbylljes së sezonit është dicka e vecantë. Gjithsesi unë nendoj se Djokovic do të jetë sërish numri një.”