Federer, magjia e një miti

04.04.2017 16:06:48

Një kampion që tashmë është kthyer në një mit. Tre titujt e fituar duke filluar me grand slam në Australi dhe më pas Indian Ëells e Miami e kthejnë pas në kohë me 11 vjet kur ishte në shkëlqimin e tij, por Roger Fderer duket se nuk di të plaket, ai është një miksim shpërthyes me karakteristikat e një superheroi, kampioni perfekt që reflekton cilësi dhe shumë përulësi. “Në karrierën time kam gabuar më shumë se 9 mijë goditje, kam humbur rreth 300 ndeshje, 26 herë shokët e mi më kanë besuar goditjen e fundit dhe kam gabuar, kam gabuar shumë. Për këtë shkak në fund gjithsesi kam arritur të fitoj shumë”, kjo është një shprehje e Michael Jordan, ai që cilësohet si filozofi i basketbollit, por sa shumë i shkon për shtat një kampioni si Roger Federer. Pavarësisht momentit të vështirë në vitin 2016 për shkak të një dëmtimi, ai ka arritur të rikthehet më i fortë se më parë. Një sportist pa kufij sepse ashtu siç ka thënë edhe Jordan, “limitet ashtu si edhe frika, janë thjesht iluzione”. Shumë i shpejtë, i lehtë në çdo ndeshje sepse përshkruan kilometra të tëra pa i ndier. Cilësi që Nadal por edhe Djokovic nuk i kanë ende dhe ndoshta nuk do t’i kenë asnjëherë, sepse ai është përherë aty, i gatshëm të të habisë me një nga goditjet e tij magjike. Totti dhe Rossi janë dy sportistë me të cilët Federer është krahasuar përherë, por sekreti i FedEx është se ai vazhdon të jetë i suksesshëm dhe konkret edhe kur vitet kanë nisur të peshojnë mbi shpatullat e tij. Ai nuk është thjesht një pullë poste në Zvicër, për të gjithë dashamirësit e tenisit është shumë më shumë, ai është një trashëgimi e gjallë e kësaj loje që e ka pasuruar pa fund dhe vazhdon ta pasurojë me risitë që propozon në çdo përballje. Federer është rekordmen edhe si baba sepse pothuajse asnjëherë nuk udhëton pa familjen e tij, bashkëshorten Mirka dhe 4 fëmijët. Talenti të ndihmon deri në njëfarë pike sepse më pas duhet të mësosh disa gjëra dhe duhet të jesh i duruar dhe Federer ka bërë pikërisht një gjë të tillë, ka punuar fort dhe ka prtiur përherë që të vijë momenti i tij. Ai është një perfeksionist si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta shtyjë agoninë e tij. Vëmendja ndaj detajeve e bën të ngjashëm me legjendën Ayrton Senna, i cili nuk kishte idhuj por adhuronte punën dhe dedikohej tërësisht ndaj asaj që bënte. Gjithsesi, pa fantazinë, Federer sot do të ishte sot thjesht një kampion dhe asgjë më shumë. Ky detaj e bën atë të ngjashëm edhe me Maradonën, i cili jo rrallëherë e cilëson si mjeshtrin e tenisit. “Urime më të madhit, gjithçka tjetër është zbrazëti”, theksonte Maradona menjëherë pas suksesit në Indian Ëells. I uritur si Michael Phelps? Shumë e vërtetë sepse “peshkaqeni” nga Baltimora është një sportist që nuk njeh limite kur vjen puna te medaljet dhe i tillë është edhe Federer me 18 grand slam dhe objektivin e radhës për të kaluar 7 titujt e Ëimbledon të Pete Sampras. Pavarësisht një jete vetëm me suksese në fushë, Federer nuk i është afruar ende 1 miliardëshit të fituar nga Tiger Ëoods. Gjithsesi, vlera e markës Federer është më e madhja në gjithë historinë e sportit. Një markë që vlen 40 milionë Dollarë që ka tendencë për t’u rritur edhe më shumë në të ardhmen. /supersport.al/