Federer-Nadal sërish për përballë njëri-tjetrit

15.03.2017 11:23:06

Dy muaj pas finales së Australian Open, tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal do të përballen sërish mes tyre, këtë herë në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells.

Një sfidë ëndrrash, mes dy prej ikonave të këtij sporti, por që për fat të keq ndodh shumë shpejt. Në ndeshjet e raundit të dytë të zhvilluara mëngjesin e sotëm, Federer mundi 2-0 (7-6, 7-6) amerikanin Steve Johnson. Ndërsa spanjolli Nadal mposhti po 2-0 (6-3, 7-5) patriotin e tij Fernando Verdasco. Për Nadal kjo sfidë do të jetë një mundësi e mirë për t’u hakmarrë për humbjen në finale e Australian Open, ku Federer fitoi 3-2. Dy tenistë miq, por rivalë në fushë, që gjithnjë kanë dhuruar sfida të bukura dhe emocionuese, madje epike në këtë sport. Po sot ka luajtur edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 2-1 argjentinasin Juan Martin Del Potro (7-5, 4-6, 6-1), duke avancuar në raundin e tretë. Surprizë në këtë turne deri më tani është eliminimi i shpejtë i numrit 1 në botë, britanikut Andy Murray.