Federer për të 28 herë në një Finale të Grand Slam

26.01.2017 13:06:42

Roger Federer bënë historin, është finalja e 28 në karrier në një turne Grand Slam, ndërsa e gjashta në “Australian Open”.

Federer e nisi mirë ndeshjën duke avansuar me 2:0 në sete, 7:5, 6:3, gjithqka u duk si një formalitet për Roger, por kështu nuk mendoj Wawrinka i cili me një performancë të shkëlqyer fiton dy setet pasardhëse me rezultat 1:6, 4:6 duke lënë gjithqka të hapur për setin final.

Duket se Federer i kishte ruajtur energjitë për setin e final duke triumfuar edhe krejt ndeshjën në total, 7:5, 6:3, 1:6, 4:6, 6:3,Tenisti zvicerran e pret në finale çiftin Rafael Nadal-Grigor Dimitrov që do të luhet nesër me fillim në ora 09:30 me kohën tonë. /fokusi.org/