Federica Mogerini: E ardhmja e kosovës dhe e Serbisë në BE varet...

Federica Mogerini: E ardhmja e kosovës dhe e Serbisë në BE varet nga dialogu

01.07.2017 10:36:29

Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini në pyetjen se a ka të ardhme për Serbinë e Kosovën në Bashkimin Evropian pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.