Feisal Mekdad: Ushtria siriane në prag të fitores përballë terroristëve

19.08.2016 19:43:59

Zëvendësministri i jashtëm i Sirisë ka thënë se Siria asnjë herë më parë sikur tani nuk ka qenë më afër fitores përballë terroristëve.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Feisal Mekdad, zv,ministri i jashtëm i Sirisë, në një intervistë me gazetën Al Benae, ka thënë se ushtria siriane ka hyrë në luftë me grupet terroriste që kërcënojnë vendet e botës posaçërisht vendet e rajonit.

Mekdad duke thënë se Damasku përpiqet për pjesëmarrjen gjithëkombëtare në luftën kundër terroristëve, ka shtuar se sot reformat politike në Siri synojnë forcimin e unitetit kombëtar të vendit. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë në lidhje me koalicionin e Sirisë me Iranin dhe Rusinë ka thënë se ky koalicion përpiqet të krijojë një botë më të sigurt dhe një Lindje të Mesme më të balancuar, për respektimin e të drejtave të popujve dhe të eliminojë kërcënimet e Izraelit ndaj popullit palestinez.