Fejzullahu takon përfaqësuesit e ambasadës amerikane

28.09.2017 11:57:21

Kandidati i LDK-së për kryetar të Skenderajit z. Isa Fejzullahu, ka patur sot një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.

Sipas Isa Fejzullahut përfaqësuesit e ambasadës amerikane u interesuan për programin qeverisës katër vjeçar të LDK-së për Skenderaj-n, pritjet e LDK-së nga këto zgjedhje dhe të një bashkëpunimi ma të madhë të faktorit amerikan këtu.
Diplomaten amerikane e informova rreth qeverisjes lokale në Skenderaj, pregatitjeve të LDK-së për zgjedhjet lokale dhe vizionin ton për një Skënderaj ndryshe ku qytetari dhe interesi i tij do te jen në fokus kryesor “.
Znj. Emma Lomax, zyrtare politike si dhe bashkpunëtori i saj u interesuan rreth programit qeverisës të LDK-së per Skenderajn për mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Fejzullahu.