Fëmija qan gjatë vizitës, babai grushton mjekun specialist

10.03.2017 11:18:31

Policia e Fierit ka arrestuar 39-vjeçarin Ilir Alushaj, banues në lagjen “29 Nëntori”. Ditën e djeshme ai shkuar në spitalin rajonal të qytetit për të vizituar djalin.

Por në momentet kur mjeku po i kontrollonte grykët fëmija ka nisur të qajë.

Pas kësaj 39-vjeçari ka goditur katër herë me grushte mjekun specialist të Laboratorit Mikrobiologjik, 33-vjeçarin A.H.

Kanë ndërhyrë mjekët e tjerë për të shuar sherrin. Pas kësaj, Ilir Alushaj është arrestuar.