Fëmijët e mbijetuar nga “shtëpia e horrorit”, fillojnë një jetë të re

19.03.2018 22:26:22

Pas asaj që përshkruhet si një burgim i përjetshëm në një shtëpi të ngushtë dhe të çrregullt në afërsi të Riverside, Kalifornia, shtatë nga 13 vëllezërit e motrat që dyshohet se u mbajtën në robëri nga prindërit e tyre shijuan për herë të parë lirinë.

Fëmijët e sapo-liruar, të cilët tani janë të rritur, dolën të enjten nga Qendra Rajonale e Mjekësisë Corona, ku po përmisohej gjendja e tyre shëndetësore pasi policia i shpëtoi ata në janar. Atzre iu mësuan disa nga gjërat bayike të jetës të cilat ata nuk kishin pasur mundësi ti mësonin, transmeton fokusi.org

Tani, të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç u morën nga avokati dhe kujdestari i tyre nga dhoma e spitalit në të cilën kontrolloeshin me kujdes, në një shtëpi rurale të pazbuluar që ata tani e quajnë shtëpi.

ABC News ka intervistuar disa njerëz që kanë kaluar kohë me vëllezërit e motrat – të cilët deri vonë kishin jetuar në izolim pothuajse të plotë. Inteligjenca e tyre, së bashku me naivitetin e tyre dhe mungesën e plotë të mashtrimit, i bën ata plotësisht simpatik, thonë ata që kanë bashkëvepruar me ta, transmeton fokusi.org.

Avokati i tyre, Jack Osborn, i specializuar në klientët me nevoja të veçanta, e përshkroi atë si lindjen e tyre në botën reale.

“Vëllezërit e motrat e rritur duan të njihen si të mbijetuar, jo viktima”, tha Osborn.

Kjo është arsyeja pse ai tha se nuk qëndrojnë në zemërimin e tyre, por në procesin e gjatë të rimëkëmbjes./ABCnews/fokusi.org