Fëmijët nga Maqedonia kthehen të sigurt nga Bursa (Foto)

21.07.2016 15:58:21

Grupi prej 45 fëmijësh të shoqëruar nga pesë edukatorë, dje u kthyen nga qëndrimi dhjetëditor në qytetin Bursa të Turqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky ekskursion me karakter edukativo-kulturor, i cili kishte edhe dimensionin e pushimit disaditor në bregdetin e detit Marmara, mbaroi me sukses dhe i arsyetoi qëllimet e veta primare të parapara me projektin e Organizatës Humanitare “El Hilal”.

3

Fëmijët jetim, përveç aktiviteteve kulturore dhe sociale në Bursë, janë takuar edhe me kryetarin e qytetit, Rexhep Alltepe, mbështetës i këtij projekti. Ata, gjithashtu janë takuar edhe me mërgimtarët tanë që jetojnë në këtë qytet.

Ky aktivitet tradicional i “El Hilal”-it në bashkëpunim me qytetin e Bursës do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.