Fëmijët nuk e trashëgojnë inteligjencën nga mamatë e tyre

13.10.2016 15:20:34

Një studim i “Psychology Spot”, që është shpërndarë në mënyrë virale në rrjet në muajin shtator, tregonte se inteligjenca e fëmijëve është e trashëguar direkt nga nënat e tyre dhe jo nga baballarët. Mirëpo disa ekspertë nuk mendojnë kështu.

Studimi tregon se janë pikërisht femrat ato që kanë dy kromozome X, të cilat janë përgjegjëse për inteligjencën, kështu që fëmijët janë dyfish më të prirur ta kenë inteligjencën të trashëguar nga nëna. Thënë këtë, nëse babai kalon disa prej gjeneve të inteligjencës te fëmijët, ka mundësi që këto gjene të mos ndikojnë te zhvillimi mendor i tyre sepse ato gjene funksionojnë vetëm kur trashëgohen nga nëna.

Megjithatë, studiues të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë pasi janë të mendimit që 2 kromozomet X të mamave nuk janë identike dhe sigurisht që ata kanë marrë gjene edhe nga baballarët e tyre. Përgjithësisht mamatë trashëgojnë vetëm një nga kromozomet X te fëmijët e tyre dhe kromozomin e dytë (X apo Y) fëmijët e marrin nga babai. Në rastin kur fëmija është e gjinisë femër, është e padiskutueshme që njëri prej kromozomeve kalon nga babai dhe tjetri nga nëna.