Fenomenologjia e destruktivitetit njerëzor

Nga Fadil Kajtazi

Dikur në rininë time, moti, e kam lexuar një ese të Jan Pol Sartr, titulli së cilës koha ma ka

shlyer nga mendja. Por e mbaj në mendje thelbin dhe mesazhin i cili në fakt zbërthen natyrën egocentrike të njerëzve ku bëjnë pjesë kategoria e atyre që për shkak të prirjes për të kënaqur egon e tyre gjërave ju bien shkurt (trup) pa marrë parasyshë se në këtë rrugëtim lëndojnë individ apo grupe shoqërore.
Personazhi i Sartrit në këtë ese, Poli, apo Pauli (kërkoj falje për harresën) mes tjerash ka problem potencën seksuale e cila i shkakton problemin e identitetit në rrethet shoqërore. Si nëpunës në një redaksi gazete, ai ndihet inferior dhe fillojnë “aksionin” në kërkim të famës.
Prej shumë rrugëve për t’u bërë i famshëm dhe për t’i mbushur me emirin e tij titujt e gazetave, ai e zgjedhe atë më të shkurten; Të vras dike në qendër të Parisit.
Por pjesa me thelbësore e kësaj eseje e cila i zbërthen karakteret njerëzore të cilët marrin iniciativë për t’u bërë të famshëm në rrugë të shkurta dhe duke lënduar dinjitetin e tjerëve, është një debat që Poli e zhvillon me koleget e vet në redaksinë ku punonte. Njeri nga koleget rrëfen një ngjarje e cila në sfond ka qëllime të arritjes se famës por me fund tragjik, që natyrisht e intrigon Polin. Kolegu, e rekapitulon ngjarjen me shembullin historik nga Greqia e lashtë; Një bari i quajtur Heristati, vetëm për të arritur famë, në vitin 356 para e.r, e djegë tempullin e Dianës në Efes, si një nga shtatë mrekullitë e botes. Duke qenë se ky rrëfim i përshtatej qëllimeve të Polit, ai edhe nga kjo nxjerrë një arsye të “pastër” për veprimin e bariut Heristat. Duke u inkuadruar në bashkëbisedim me kolegët, Poli e pyet bashkëbiseduesin: A e din dikush emrin e arkitektit që ka ndërtuar këtë tempull? Jo i përgjigjet kolegu. E sheh, në mend mbahet ai qe e ka djegur.
Dhe për fund, populli ynë ndër shekuj kishte histori fatkeqe, e cila mes tjerash në situata kritike “pordhoj” kategorinë e barinjve në kërkim të famës, të cilët në shumë raste dogjën ardhmërinë e këtij vendi.
Fatkeqësisht, shkatërrimet e tempujve tanë të ndërtuar me mundë me se shumti i kane bërë barinjtë, të cilët me pushtet na i kanë veshur armiqtë. E fatkeqësia edhe më e madhe është se e kemi kuptuar vonë faktin e tyre e të qeni bari dhe të shitur. Siç duket, tradita vazhdon…