Fermerët në Kamenicë ende po përballen me sëmundjen e lëkurës së lopëve

21.08.2016 20:31:52

Enver Mavriqi nga fshati Feriqeve e Kamenicës në stallën e tij deri para një jave kishte 22 lopë. Por sëmundja gungore e lëkurës që ka prekur me të madhe këtë lloj kafshe e dëmtoi rëndë fermën e tij e tij.

Në fakt Marevcit agjencia e ushqimit dhe veterinarisë ia asgjësoi gjysmën e lopëve, e të tjerat ia ndaloi t’i tregtonte.

E kjo gjë ka bërë Enveri tani ta ketë të rendë mbijetesën pasi janë pikërisht lopët ato që ia mundësonin atë.

Por ky mbetet me shpresën që lopët e asgjësuara do t’i kompensohen.

E fatin e lopëve te këtij bujku e patën edhe mbi 30 të tjera në rrethinën e Kamenicës. Por zyrtarët komunal po thonë se tani rreziku është përgjysmuar.

Drejtori i administratës në këtë komune thotë se gjedhet do të kompensohen nga institucionet qendrore.

E çështjen e kompensimit të kafshëve të ngordhura nga sëmundja gungore e lëkurës ditë më parë e pati premtuar edhe kryekuvendari i Kosovës Kadri Veseli në një vizite që i bërë disa fermerëve anës së Kaçanikut.