Ferri mbi Kaliforni, shkrumbohen mbi 4000 hektarë në 4 orë/ 400.000 persona preken nga katastrofa natyrore

25.10.2019 11:40:21

Flakët e tërbuara në Kaliforni kanë shkrumbuar për tepër se 4000 hektarë pyje në katër orë, duke shkaktuar evakuime masive dhe duke lënë afro gjysmë milion njerëz pa energji elektrike.

“Zjarri në Kincade është ndezur nga erërat e forta dhe nuk përmbahet”, ka deklaruar Departamenti i Pylltarisë dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Imazhet dramatike të realizuara brenda një nate tregojnë “Ferrin” mbi Kaliforni.