Festa e 18-vjetorit të themelimit të AAK-së, flet Ramush Haradinaj

03.05.2018 20:02:08

Haradinaj ka thënë që janë pajtuar me armiqët për të krijuar një vlerë të re në Kosovë, raporton “Zëri.info”

“Ne jemi pajtuar edhe me armiqët për të krijuar një vlerë të re në shoqërinë kosovare”, ka thënë ai

Ai po ashtu ka folur edhe për përballjen më të tashmen dhe të kaluarën.

“Për ne ikja fshihja nuk është zgjedhja jone por përballja. Në asnjëherë nuk jëmi fshehur as nga e kaluara e as nga identiteti jonë por jemi përballur gjithëherë. Aleanca ka ditw mos me u pajtu por jo mospajtim për mospajtim. Jo e jona ka qenë jo për të krijuar një vlerë të re”, ka thënë ai.

Ai nuk ka harruar ti falendëroj edhe partnerët e tij të cilët sonte po marrin pjesë në këtë festë.

“Falënderoj Kadri Veselin, Visar Ymerin, Listën Serbr që jeni sonte prezent dhe jeni bashkëpunëtor në spektrin politik”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që AAK- ja sot shënon 18 vjetorin e themelimit të saj dhe përmes një organizimi ka bërë bashkë zyrtarë të lartë shtetëror dhe të partive politike.