Festa e Bytyçit- -Festa e Plisit të Bardhë, mëton të shndërrohet në festë kombëtare

03.09.2017 10:36:48

Jusuf Bytyçi

Një manifestim tradicional mblodhi sërish Bytyçasit e fiset tjera të Tropojës, por edhe nga treva të tjera shqiptare të Kosovës, nga Kosova Lindore, si edhe nga SHBA-të etj.

Shoqata është e Btyçit, është e secilit prej nesh, ajo asnjëherë nuk bie erë politizimi, sikurse i kemi parë të tjerat. Përkundrazi, ajo çdo vit e më mirë ka shpalosë doket, zakonet, virtytet, folklorin më të mirë të krahinës sonë bujare. Askush më mirë se Shoqata Bytyçi nuk i ka evidentuar dhe dhënë vendin e merituar figurave historike që e kanë nderuar jo vetëm fisin Bytyç, por dhe mbarë Kombin tonë”, ka thënë Gëzim Elesi, nga Tropoja, një mërgimtar që punon dhe jeton në Amerikë.

Për herë të katërmbëdhjetë me radhë, në ambientet pitoreske mbi Malin “Dajt” të Tiranës, prej nga Tirana shihet si mbi pëllëmbë të dorës, u mbajt manifestimi tradicional-Festa e Bytyçit, e emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”. Arritja në vendin e manifestimit me “rrugë” “ajrore” teleferiku, rrugë mbi shkëmbore në gjatësi prej afër 5 kilometrash, që kalohet për 15 minuta e ndonjë sekond. Ata që janë “ndeshur” me këtë rrugëtim për herë të parë, padyshim kanë shprehur goxha panikë. Nga frika, ndonjëri edhe ka hequr dorë nga udhëtimi në ajër.

Edhe kësaj radhe, Festa e Bytyçit, mblodhi qindra qyetarë nga fisi Bytyç, dhe fise tjera nga Tropoja, “Malësia e Gjakovës”, nga Hasi, Vlora, nga trevat shqiptare nga Kosova, Gjakova, Prizreni, Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka, Peja, Mitrovica, pastaj të tjerë nga Kosova Lindore-Presheva, Medvegja, nga Çamëria e deri edhe në SHBA etj. Manifestimi u hap nga jehona e këngëve, valleve dhe lojërave popullore, me motive tropojane, hasjane, gjakovare e preshevare, si dhe nga recitime e deklamime artistike nga krijues të ndryshëm nga shumë hapësira shqiptare.

Kryetari i Shoqatës mbarëkombëtare “Bytyçi”, me seli në Tiranë, z. Agron Isa Gjedia, shprehu respektin më të lart për të gjithë pjesëmarrërsit, që kishin bërë qindra kilometra rrugë për të qenë pjesë e manifestimit. Vet prania kaq masive, dëshmon seriozitetin e aktivitetit dhe vendosmërinë për traditën e organizimit të manifestimit që tubon vëllezër e motra të një gjaku nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky manifestim kaq madhështor, i cili i kushtohet ikonës së veshjes sonë kombëtare-Plisit, u hap nga një duet këngëtarësh, nga Lugina e Anamorava: Xhemajl Berisha e Rexhep Abazi, si dhe me valltaret e talentuara: Lule Sylejmani dhe Hanumshahe Salihu.

E kompeltuar me të gjitha, SHKA “Muharrem dhe Xhevat Qena” nga Romaja-Hasi i Prizrenit, me “pushtimin” e masës në skenën natyrore të “Dajtit”, dëshmoi performancë të shkëqyeshme. Anëtarët e kësaj Shoqërie, edhe ndonjë i moshuar, begatuan veprimtaritë e planifikuara në këtë festë tradicionale të “Festës së Plisit të Bardhë”.

J

Prania e Arbnore Beqajt dhe Flora Temajt, dy artiste të reja dhe me prespektivë, i dha një tjetër kualitet këtij grupi artistik. Jehuan këngët për heroin Bajram Curri, përcjella me def, daulle, lodra e hedhje vallesh të gjata, kërcime të burrave dhe grave të Hasit. Këto, deklamime janë karakteristikë hasjane, por edhe me një karakter burimor. Këso artdashësish Hasianë, edhe nga Zymi i Hasit, dhe gjetkë, i kanë shërbyar më së miri, ruajtjes, konservimit, kultivimit, pasurimit dhe pasimit tek brezat më të rinjë të traditave më të mira të popullit tonë nga sfera shoqërore, kulturore-artistikë etj.

Në manifestim morën pjesë personalitete të ndryshme, të artit, kulturës, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve, profesorë, shkrimtarë-publicistë, nga të gjitha trevat shqipfolëse, edhe akademiku Skënder Kodra nga SHBA. Veprimtarët nga Presheva, mbi Malin e Dajtit te Parku Kombëtar i Tiranës, kishin mbërritur nën organizimin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Vëllezërit nga Presheva sollën këngët që u burojnë nga shpirti, por edhe frymën dhe zërin e Preshevës, e cila fatkeqësishtë si një trevë shqiptare e vëllezërve tanë të një gjaku është lënë pas dore në çdo drejtim. Artisti si Xhemajli Berisha, pulson frymë dhe ndjenja kombëtare, bëri të mundur që prej kohësh me aktivitetin e dendur artistik dhe patriotik. Me këngët e tija, ai ka përçuar dhe po e përçon pa reshtur zërin e atdheut kudo ku ka shqiptarë dhe tokë shqiptare. Ky përkushtim, dhe guxim, i shërben më së miri përhapjes së frymës patriotike dhe vëllazërore në mes shqiptarëve dhe njëherësh ruajtjes dhe kultivimit të traditave më të mira të popullit tonë, u shpreh kreu i Shoqatës “Bytyçi” Agron Isa Gjedia. Këngëtari Xh. Berisha, këtë dashuri për kombin dhe traditën, e dëshmoi edhe më këngën për plisin e bardhë, prandaj edhe u nderua me vlerësimin “ Mik i nderuar i Shoqatës Bytyçi” .

Berisha si dhe veprimtari Rexhep Abazi, me rrugëtimet e tyre të pandalshme, kanë “hequr” kufijtë në mes trojeve etnike shqiptare.

Përfaqësuesit e Kosovës Lindore, në manifestimin spektakular, ku pati pjesëmarrje të shumë Shoqatave e SHKA-ve, si “Muharrem dhe Xhevat Qena” nga Romaja e Hasit, “Anadrini” nga Dejni i Rahovecit, Lugina e Anamorava etj, i dhanë mbështetje nismës së Shoqatës Bytyçi dhe kryetarit të saj, Agron Isa Gjedia, që Festa e Plisit të Bardhë, të merr përmasa mbarëkombëtare.

“Sa mirë që jemi popull që e duam artin, që e duam vallen, e duam këngën, por më kryesorja sa mirë që e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, u shpreh mes tjerash moderatorja e manifestimit Edona Haklaj.

Nga kjo festë e mbushur plot me aktivitete të larmishme u shkëmbyen edhe mirënjohje, në mesin e të cilave u shquan ato për akademikun Skënder Kodra, që jeton dhe vepron në SHBA, por edhe për personalitete me origjinë nga Kosova Lindore, Lugina e Preshevës, si: Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva, të drejtuar nga Xhemaledin Salihu, pastaj Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë “Feniks”, Bilall Maliqi, veprimtari i Shqiponjave nga Medvegja, Rexhep Abazi, shkrimtari nga Samolica e Bujanocit Mustafë Ismaili, me punë në Kanada, etj.

Veprimtarët preshevarë të cilët në manifestim shkëlqyen me sharmin dhe performancën e tyre në Festën e Plisit të Bardhë, shoqëroheshin me një dashuri e mikpritje vëllazërore, duke shkëmbyer përqafime e mirënjohje të ndërsjella.

Me kujtimet mbresëlënëse dhe me përshëndetjet nga më të ngrohtat vëllazërore, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, kthehen me dëshirën e madhe, që përsëri të takohen në festën mbarëkombëtare dhe pse jo diçka e tillë të organizohet edhe në krahinën e tyre, aty ku Plisi akoma gjallëron me bardhësinë e tij, si shenjë identifikuese historike dhe kombëtare.

“Festa e Plisit të Bardhë” merr përmasa Kombëtare, Tundet “kupola ” e Tiranës nga jehona e këngëve dhe valleve Tropojane!

FESTA E BYTYÇIT e  cila tashmë u shënderrua në FESTA E PLISIT TE BARDHE, kërkon mbështetje financiare për t’u formësuar si festë kombëtare, u dëgjua njëri nga oratorët në manifestim, teksa fliste për kryetarin modest të Shoqatës “Bytyçi”, z. Agron Isa Gjedia. Shoqata jofitimprurëse, dhe aktivitetet e organizuara për cdo vit, mbahen me fonde minimaliste, nga bashkatdhetarët, mërgimtarët tanë-dhurues.

Gëzim Elesi, një bir Bytyças, është njëri nga mbështetësit e manifestimit, e rrugëtimit, e traditës. Ai, jeton në Amerikë, por nuk e harron kurrë vendlindjen, ai ngroh ambientin, jep kurajo.

I ftuar nga moderatorja, për të përshëndetur manifestimin, ai u shpreh se “Ku ka më mirë që kjo shoqatë arrinë që së paku për një ditë në vit, t’i bashkojë të gjithë vëllezërit e motrat e një gjaku shqiptar nga të gjitha viset shqiptare?!

“Shoqata është e Btyçit është e secilit prej nesh, ajo asnjëherë nuk bie erë politizimi, sikurse i kemi parë të tjerat. Përkundrazi, ajo çdo vit e më mirë ka shpalosë doket, zakonet, virtytet, folklorin më të mirë të krahinës sonë bujare. Askush më mirë se Shoqata Bytyçi nuk i ka evidentuar dhe dhënë vendin e merituar figurave historike që e kanë nderuar jo vetëm fisin Bytyç, por dhe mbarë Kombin tonë”. Nuk është punë e vogël por mjaft kolosale të hulumtosh arkivat, të intervistosh njerëzit e t’i afishosh ato në folklore apo t’i publikosh në shtypin më të bukur në botë për Bytyçasit në gazetën tonë në gazetën e të gjithë Bytyçasve, nipave e mesave të tyre në gazetën “Bytyçi”, përfundoi Elesi. Poezi deklamoi Zyra Ahmetaj, e pati edhe poetë tjerë. Vit për vit, aty gjenden edhe deputetë, si Mimoza Hajdarmataj, ish-ambasadori Islam Lauka, etj.

Këso fjalësh, shprehu edhe profesori Xhemaledin Salihu.

Në manifestim, u lexuan edhe fjalë përshëndetëse nga vëllezërit tanë në Kumanovë: nga Idriz Dinani;

1.Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”- Kumanovë;

2.Shoqata “Java Kulturore Shqiptare” – Kumanovë;

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, në këtë fazë, i jep mbështetje të plotë nismës për festën e Plisit të Bardhë!

Kryetari, Dr. Sevdail Demiri.

Shoqata nxjerr edhe gazetën “Bytyçi”, në të cilën pasqyrohen shkrime, ngjarje historike dhe aktivitete të shumta të saj, në Shqipëri, Kosovë, në Kosovën Lindore, në Maqedoni, Mal të Zi, në diasporë…

Legjenda: Foto nga manifestimi Festa e Plisit 2017, në ambientet e Parkut Kombëtar të Malit “Dajt”-Tiranë