Festa që u kthye në tragjedi/ Aksidenti me 4 të vdekur, familja po kthehej nga një ditëlindje

16.06.2019 09:41:58

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Biba në kryeqytet.

Mësohet se babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.

Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Burime policore thonë se edhe i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

foto arkivi