Festat dhe historia jonë e përmbysur?!

04.04.2020 15:24:21
Nga Skënder MULLIQI
Nese thëmi hajt të festojmë diqka, në familje, apo festa që i kemi nga historia, as
qe na ka mbetur me menduar atë punë?!Çka më festu dhe më kënd ?Nese festojmë mbrenda familjes diqka ,edhe ajo shumë është zvetnuar?!Ndonjë tubim për festë shtetërore apo kombëtare, as qe po i bie dikujt ndërmend !Me kënd njeriu të feston? Të gjithë po thuaj janë bër shpirtëra të shitur! Gjithqka po ngjan në mutqihone?!Nese dikush dëshiron me festu pse është bër anëtër i një partie , çka , kurgjo hiq ajo punë . Në këtë vend nuk ka mbetur asgjë për tu festuar as gëzuar ?! Kjo është shoqëria që po e ndërtojmë ! Afrikanët do të kishin ndërtuar shoqëri dhe shtet më të mire?!Kështu që nuk na ka mbetur deri të festat, së moti bastardët e politikës jo që e shkatërruan shtetin, por edhe arritën ta fusin edhe farën e përqarjës, madje në familje , në farefis e deri të ndarjet krahinore .Të jemi të çartë, na është bërë gjithqka sikur mutin që e kemi dhier! Kjo është e qartë?Mund të thotë dikush pse ky po shruan kështu? Çka më thënë tjetër, çka ka mbetur nga e mira në këtë vend, gadi të gjitha virtytet që i kemi pasur janë kthyer ne vese ! Nuk ka më shokë , as vëllazëri si dikur , me u dashtë, dhe më i dalë në krahë njeri- tjetrit në vështirësi?! Jo burra , tash bile shumë po gëzohen nese komshia ka mbetur keq , që nashta ska as bukë në sofër! Ka hy ijanetllaku, hasmëria sikur mos të ishim vellëzër…?!
I kemi ikur realitetit dhe po bëjmë jetë fallsho?
Nuk kemi mundësi që në bisedat tona , mos të kemi edhe temën e politikës. Nuk ka mundësi që nese ulësh dy minuta më dikend, e mos të flasesh së ky apo ai tjetri në krye të shtetit, por edhe në nivele më të ulëta , janë patriotë apo tradhëtar?! Pastaj,së si është e mundur të mos flasim, së si na erdhën punët që mos të bëjmë mirëqenje dhe shtet si duhet…?! Njeriu jo më u gëzuar , por më flakëruar.Unë po flas për gjithë ata, që shumë do ta kishin dëshiruar një Kosovë më ndryshe , të përparuar.Çka ke me debatuar më ata qe na plaqkitën?Ata ka mundësi ti mungojnë njeri -tjetrit në biseda! Na ndihmo Zot!Na erdhi rasti historik të dera, e ne ku mbetem?Askund.Kur veten nuk e vlerësojmë , dhe nuk e ndihmojmë , çka presim nga dikush tjetër…?!
Historia jonë , dorën në zëmër, nuk po ngjan në asgjë. Nuk është as për afër ajo historia që ne flasim , e këndojmë e mburremi?!Me një fjalë kjo është
turpi jonë !Çka na ndihmon nese na thotë dikush popull mikpritës!Kjo është karakteristika më e vogël historike e një populli…bashkë me naivitetin tonë , nese na duket simpatike kjo! Me histori të zbukuruar dhe të shminkuar nuk mund të krenohemi dhe as të lavdërohemi. Dikur e kishim një histori të mirë, e sot nuk e kemi!Kjo don të thotë së e kemi tradhëtuar historinë tonë.Sikur po dëshirojmë histori artificiale!
Dhe, kështu po na ik historia.Për fat të keq , jemi popull më mbamendje të shkurtër…?!