Festivali i filmit Ballkanik në Pogradec me 100 filma në konkurrim

20.07.2016 10:12:58

Çdo natë në kinemanë verore pranë Galerisë së Arteve do të shfaqen filma me protagonist aktorin e shquar shqiptar Bekim Fehmiu në nderim të 80-vjetorit të tij të lindjes

Edicioni i gjashtë i festivalit “Balkan Film & Foof Festival”, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet në Pogradec nga data 31 korrik-5 shtator. Në edicionin e këtij viti janë në konkurrim afër 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit. Jashtë konkurrimit janë edhe 50 të tjerë.

Edicioni i parë i këtij festivali u zhvillua në Pogradec në shtator të 2011. Ai lindi si një dëshirë mes kolegësh në radhë të parë për të njohur krijimtarinë ballkanike në fushën e kinematografisë, një shkollë më vete në traditën e filmit botëror dhe atij europian, të stimulojë kontaktet mes kineastëve të Ballkanit, të cilët në kohët e sotme ndajnë afërsisht të njëjtën problematikë sociale dhe kulturore, si edhe të bëjë bashkë njerëz nga vende të ndryshme ballkanike ndër të cilët trysnia e politikave të gabuara, fosileve nacionaliste të ngulitura, e kufijve absurdë dhe e injorancës ka penguar njohjen e ndërsjelltë.