FIA zyrtarizon kalendarin e vitit 2017 të Formula 1

01.12.2016 20:24:25

Federata ndërkombëtare e automobilizmit FIA, ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ardhshëm në Formula 1. Nga 21 gara që u zhvilluan gjithsej në 2016-tën, në vitin 2017 do të ketë një Cmim të Madh më pak, për një total prej 20 garash. Del nga skena e Formula 1 Cmimi i Madh i Gjermanisë, pavarsisht se kampioni i ri i Botës, Nico Rosberg është pikërisht gjerman.  Në sezonin e ardhshëm nuk do të garohet më në pistën e Hockenheim, ndërkohë që Botërori i Formula 1 për vitin 2017 do të fillojë si gjithmonë në cirkuitin e Albert Park me Cmimin e Madh të Australisë do të zhvillohet fundjavën e 25 dhe 26 Marsit.

Në muajin Prill do të zhvillohen 3 gara teksa pilotët e Formula 1 fillimisht  do të zbarkojnë në Shanghai për të vazhduar me Bahreinin dhe garën e Sochit në Rusi. I ngjeshur do të jetë edhe muaji Korrik me 3 Cmime të Mëdha, ndërsa pas Garës së Hungarisë që do të zhvillohet në datën 30 të këtij muaji, skuadrat do të kenë 4 javë pushim për tu rikthyer në aktivitet fundjavën e 26 dhe 27 Gushtit me Cmimin e Madh të Belgjikës. Sezoni i vitit 2017 do të mbyllet pas ekzakëtësisht 8 muajsh nga starti i tij me garën e Abu Dhabit. Në 2017-tën pritet rikthimi i Ferrarit në nivelet më të larta edhe Mercedesi vazhdon të mbetet skuadra si në garën për konstruktorë ashtu edhe në atë për pilotë.