Fier, arrestohet 35-vjeçari pasi qëlloi me armë zjarri

07.01.2018 11:18:11

Policia e Fierit ka prangosur një 35-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai është arrestuar në flagrancë për prishje të qetësisë publike.

“Arben Demollaj, banues në fshatin Mbyet, Patos u arrestua gjatë natës pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzeçe),  në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos”, njofton policia.

Uniformat blu kanë bllokuar në vendngjarje armën e zjarrit si dhe 5 gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.