Fier, kanos me armë dy bashkëfshatarët, arrestohet 26-vjeçari

26.12.2016 09:54:23

Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Burimet bëjnë me dije se shtetasi Alban Avdullaj, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit: B.K, 50 vjeç dhe P.K, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.

Falë punës së mirë organizuar, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Alban Avdulaj i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë armën e zjarritm të cilën e kishte pa leje. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Alban Avdulaj, 26 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.